Ja lajmi i mirë që jep Ambasada Amerikane për studentët që duan punë!  

Ambasada Amerikane në një postim në “Facebook”, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë studentët shqiptarë që kërkojnë punë.  Në postim shkruhet se të gjithë studentët që janë në kërkim të diçkaje interesante këtë verë, kanë një shans të mirë punësimi për në SHBA.

“Studentë universiteti – jeni në kërkim të diçkaje interesante për të bërë këtë verë? A e keni marrë në konsideratë Programin Veror të Punësimit? Është një mundësi e shkëlqyer që studentët të kalojnë pushimet verore në SHBA. Vetëm sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri për vitin e ri shkollor!”, shkruhet në Facebookun e ambasadës. V.D/dritare.net/

LEXO DHE :  Gjykata e Fierit zbardh vendimin. Ja arsyet që çuan në lirimin e Mark Frokut!  

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*