Ja kushtet që ka vendosur Greqia për çështjen e emrit me Maqedoninë
E Premte 23 Mars 2018, 18:06
Dritare.net
"Nuk duhet të jetë version i lehtësuar, por zgjidhje e qëndrueshme, që të krijohet dialog i fortë midis popujve, emri duhet në çdo përdorim, ndërkombëtar, dypalësh por edhe për përdorim të brendshëm. Nuk mund të ketë emër të ndryshëm në Kombet e Bashkuara, ndërsa të vazhdojë të quhet Maqedoni në Kushtetutë. Marrëveshja nuk është e lehtë, në Greqi shumë njerëz kundërshtojnë, por ky është shans historik i cili duhet të shfrytëzohet", deklaroi Cipras./g.s-Dritare.net