Ja kush janë zhytësit heronj, që shpëtuan ekipin e futbollistëve të vegjël!

Ekipi i shpëtimit që nxorri nga shpella pas dy javësh 12 fëmijë dhe trajnerin e tyre është një grup ndërkombëtar zhytësish që kanë bashkëpunuar me forca speciale tajlandeze.

Futbollistët e vegjël u gjetën fillimisht nga zhytësit britanikë, por përpjekja për t’i nxjerrë nga shpella u kthye në një operacion të vështirë, që u ndoq me vëmendje nga e gjithë bota.

Disa zhytës të marinës tajlandeze morën pjesë në operacion.

Një prej tyre, Saman Gunan, vdiq në përpjekje për të shpëtuar fëmijët. Edhe pse nuk ka shumë informacion se sa veta u përfshinë në operacion dhe se si, dihet se të paktën 12 zhytës vendas dhe të huaj.

Britaniku John Volanthen ishte i pari që arriti të komunikonte me djemtë e bllokuar në shpellë.

Ai dhe zhytësi tjetër britanik, Richard Stanton, u kontaktuan të parët nga autoritetet tailandeze.

Ata mbërritën në Tailandë tre ditë pasi ekipi i futbollistëve të vegjël u zhduk.

Volanthen është konsulent IT, ndërsa Stanton ka punuar si zjarrfikës.

Ata kanë qenë pjesë e operacioneve të shpëtimit në situate të ndryshme në Norvegji, Francë dhe Meksikë.

Richard Harris

 

Doktori australian nga Adelaide ka dhjetëra vite përvojë si zhytës. Ai i ekzaminoi i pari djemtë në shpellë dhe dha miratimin për nisjen e operacionit të shpëtimit. Dr. Harris ka marrë pjesë në ekspedita zhytësish në Australi, Kinë dhe Zelandën e Re.

LEXO DHE :  Video/ Ka qenë deputet edhe ky

Forcat speciale tailandeze

Disa efektivë të forcave speciale vendase morën pjesë në operacion.

Mjeku Pak Loharnshoon dhe tre zhytës vullnetarë u qëndruan pranë fëmijëve pasi u gjetën në shpellë një javë më parë.

Katër efektivë të forcave speciale ishin të fundit që u larguan nga shpella mbrëmjen e së martës, pasi u shpëtuan fëmijët.

Saman Gunan

Oficeri 38-vjeçar tailandez është një zhytës i tërhequr nga detyra që doli vullnetar për të shpëtuar fëmijët. Ai humbi ndjenjat ndërsa dilte nga shpella më 6 korrik. Pavarësisht përpjekjeve të kolegëve për ta shpëtuar, ai ndërroi jetë.

Ben Reymenants

 

Zhytësi belg ka në pronësi një dyqan me pajisje zhytjeje në Phuket. Ai u bë pjesë e operacionit të shpëtimit të hënën.

Claus Rasmussen

Danezi Claus Rasmussenjeton prej vitesh në Tailandë dhe ka punuar për vite të tëra si trajner në shkollat e zhytjes.

Mikko Paasi

Finlandezi Mikko Paasi ka themeluar një qendër zhytjeje në ishullin Koh Tao në Tailandë. Ai u bë pjesë e ekipit të shpëtimit pikërisht në ditën e përvjetorit të martesës së tij.

Ivan Karaxhiç

Shtetas danez, Karaxhiç jeton në ishullin Koh Tao dhe drejton me Paasin qendrën e zhytjes.

Eric Brown

Kanadezi Brown është instruktor zhytjeje nga Vankuver. Ai ka kaluar 63 orë në shpellën Tham Luang gjatë javës së fundit.(TemA TV)

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.