Ja kush janë nëntë lojtarët që do të largojë Guardiola!
E Premte 6 Maj 2016, 16:04
Dritare.net
Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në skuadrën e Manchester City. Pep Guardiola pritet të bëjë një revolucion te me këtë skuadër gjatë kësaj vere.
Trajneri i ri i Manchester Cityt, Pep Guardiola pritet të bëjë ndryshime të mëdha te skuadra nga Premierliga.
Sipas gazetës sportive franceze, France Football, strategu spanjoll pritet t’i largojë nga City nëntë lojtarë.
Fjala është për Samir Nasrin, Martin Demichelis, Vincent Kompany, Alexander Kolarov, Eliakimi Mangala, Pablo Zabaleta, Bacary Sagna, Toure Yaya dhe Wilfried Bony.
Ndërkohë, nuk ka ndonjë reagim nga futbollistët apo trajneri për këtë fakt.