Ja kush është zyrtarja kosovare, që vodhi në Bruksel!
E Diel 1 Korrik 2018, 10:10
Dritare.net
Sipas “Televizioni7”, mësohet se, bëhet fjalë për Igballe Cakaj, udhëheqësja e sektorit të trajnimeve në Mistrinë e Arsimit. Vetë ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka folur në lidhje me pezullimin e Cakajt. Ndërkohë, sipas medieve kosovare, Cakaj kishte hyrë në qendrën tregtare për të blerë rroba, një pjesë të të cilave e kishte paguar, ndërkohë që pjesën tjetër të rrobave i kishte futur në çantë. Sigurimi i dyqanit e kishte ndjekur vazhdimisht ish-zyrtaren dhe së fundmi u kap nga kamerat e sigurisë. Kaq u desh që, Ministria ta pezullonte nga detyra Igballe Cakajn, pas kthimit të saj në Kosovë./K.C/dritare.net