Ja kush është Sajmir Jaku, u ekzekutua me breshëri plumbash në lokal
Dritare.net
Burime pranë vendit të ngjarjes raportojnë se kanë qenë dy persona të maskuar që kanë hyrë në lokalin ku ndodhej viktima dhe e kanë qëlluar me armë. Viktima kishte qenë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal të zonës. Autorët kanë qëlluar me breshëri ndaj Jakut dhe janë larguar me shpejtësi pas krimit nga vendngjarja me një automjet.
Jaku ishte shkarkuar një javë më parë nga posti i drejtorit. Ai ishte edhe anëtar i këshillit të qarkut, përfaqësues i PS në Rrëshen. Në një njoftim nga OSHEE, saktësohet se Sajmir Jaku aktualisht mbante postin e shefit te sektorit ne drejtorinë qendrore të Tiranës, pas kalimit nga drejtor i tensionit të lartë në zonën e Veriut. Burimet bëjnë me dije se autorët janë larguar në drejtim të qytetit të Laçit, por ende nuk ka gjurmë të tyre.