Ja kur do të mbahet raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi!

Ditën e sotme, Federica Mogherini, shefja e Politikës së Jashtme ka përcaktuar të mërkurën e 18 korrikut, si ditën kur do të mbahet raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi.

Në takimin mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në thelb të bisedimeve do të jetë normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

LEXO DHE :  Raporti i DASH për terrorizmin/ Gjyqësori i dobët dhe mungesa e bashkëpunimit mes agjencive bëhen pengesë

Normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve është edhe kushti që, duhet të plotësojnë të dyja vendet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Prandaj edhe të dyja shtetet kanë thënë në takimin e muajt të kaluar se, do të punojnë shumë për të normalizuar marrëdhënien mes tyre./K.C/dritare.net

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.