Javën e ardhshme pritet që qeveria “Rama 2”, të fillojë detyrën. Nesër do të jetë seanca e parë parlamentare, ku do të votohet drejtuesi i ri i Kuvendit. Ndërsa të hënën do të ketë dy seanca të tjera parlamentare. Sipas burimeve të News 24, në seancën e parë që do të mbahet paradite, do të prezantohet Qeveria e re dhe programi për katër vitet e ardhshme. Ndërsa në të dytën, pasdite, do të bëhet votimi i Qeverisë. Nëse gjithçka në raport me Presidentin Meta do të shkojë mirë, të mërkurën mund të bëhet betimi i ministrave të rinj, të cilët do të marrin zyrtarisht detyrën./L.P.- Dritare.net