Ja ku i gjen lekët Ledina që bën pushime aq të bukura
Dritare.net
E ardhur enkas për këtë emision nga Gjermania, këngëtarja ka rrëfyer më shumë për familjen e saj dhe për marrëdhënien e saj me fëmijët. Ajo tha se, si të gjithë fëmijët, edhe Erlisi, djali i saj, i ka bërë pyetjen “Si bëhen fëmijët?” dhe, edhe pse në moshë ende të vogël, ajo është përpjekur t’i shpjegojë se në barkun e nënës është një shtëpizë me mure që mban brenda beben që rritet e ushqehet: “Këtë pyetje ma ka bërë edhe djali im. Çdo fëmijë ia bën këtë pyetje mamit. Aty tek barku i mamit ka një shtëpizë me mure. Kur mami dhe babi duhen shumë, puthen dhe përqafohen, krijohet një qelizë që rritet, rritet derisa bëhet bebi që pastaj lind”, -tregon Ledina.
“Ku i gjen gjithë ato lek ti që bën pushime aq të bukura”, ka qenë një nga pyetjet që e ka zënë ngushtë këngëtaren dhe ajo është përgjigjur:
“Ne punojmë shumë. Unë dhe burri im kemi një kompani me 500 punonjës. Unë mbaj kontabilitetin e familjes sime… Punë, punë natë e ditë” – tha Ledina duke u dhënë mesazh fëmijëve që edhe ata të studiojnë dhe të punojnë shumë, në mënyrë që të arrijnë gjërat që duan në jetë./K.Ç/Dritare.net