Ja kategoritë e qytetarëve që përjashtohen nga taksa e banesës
E Diel 18 Mars 2018, 16:04
Dritare.net
Gjithashtu nga kjo taksë përjashtohen të gjithë ata që janë pjesë e ndihmës ekonomike.
Përjashtohen nga taksa të gjitha ndërtesat e banimit që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara dhe banesat sociale në pronësi të bashkive.
Qeveria ka menduar të përjashtojë nga taksa e pronës edhe hotelet-resortet me 4 dhe 5 yje, në mënyrë që t'i japë një dorë promovimit të turizmit.
Më pas, në listën e përjashtimit, të përcaktuar në ligjin e miratuar në nëntor të vitit 2017, janë të gjitha pronat shtetërore që përdoren për qëllime jofitimprurëse, pasuritë shtetërore nën administrimin e shoqërive publike shtetërore, ndërtesat e komuniteteve fetare në funksion të veprimtarisë së tyre, si dhe objektet e kulturës.V.D/Dritare.net/