Ja hilet që bënte Fatos Nano, në komunizëm!
Dritare.net
Për këtë gjë ka folur para disa viteve në emisionin “Opinion” edhe ish-kryeministri Fatos Nano, intervistë e cila rikthyer sonte në lidhje me ‘rrënimin ekonomik në komunizëm’, e cila është edhe tema e emisionit këtë të enjte.
Nano rrëfei se në komunizëm, ngrihej në orën 2, një herë në tre ditë dhe aq ‘hile’ sa i lejonte ajo situatë, për shkak të biçikletës vendoste shishe bosh të qumështit në radhë në tre dyqane, duke kuptuar përpara se cilat ishin oraret e furnizimit të lokaleve.
Nano tregoi se ndiqte makinën e furnizimit nga ‘Shkolla e Kuqe’ ku ishte dyqani më i afërt, deri diku tek rruga e Elbasanit, ndërsa arrinte të merrte deri në orën 4 e 30 të mëngjesit, 9 shishe qumështi.
“Ne ishin një familje prej 8-vetwsh, familja konsumonte rreth 3 litra në ditë”,- tha Nano./ I.M-Dritare.net