Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ndocaj ka shpërndarë disa foto shoqëruar me këtë koment:
“Kam 20 vjet që të bëj dhurata për ditëlindje dhe çdo vit më jep motiv më shumë të jem me ty. Ke 20 vjet që më gëzon çdo mëngjes dhe mbrëmje dhe çdo minutë, sa herë hap sytë dhe të kam pranë ty. Jeta ime ka qenë e ngopur me dashurinë që më ke dhuruar, me 3 yjet e jetës sime Ilenia, Eda, Kevin. Të dua pa asnjë mëdyshje edhe pse të kam mërzitur kur hyra në politikë pa deshirën tënde, por gjithmonë më ke mbështer. Je aq e dashur sa më don edhe me këtë padrejtësi që të kam bërë fëmijëve dhe ty duke ju dhënë pak nga koha jonë e çmuar edhe politikës e njerëzve në nevojë për pak mirësi. Të dua dhe të uroj plot dashuri përvjetorin tënd. Të uroj shumë lumturi në jetë!”, përfundon Ndocaj./dritare.net/