Detaji kryesor për një nuse, në ditën e saj të dasmës, sigurisht që është fustani. Në gamën e shumë modeleve të ofruara nga stilistë të ndryshëm, së fundmi dizenjuesja Megan Ziems ka krijuar fustanin ideal për ju, shkruan dritare.net.
Fustani i stilit bohemian, është përzgjedhur nga shumë nuse për ta veshur në ditën e tyre të madhe.
I quajtur Hollie, më shumë se 2000 fustane janë shitur, ku numrat vazhdojnë të rriten. Ndaj marka Grace Love Lace, e themeluar nga Ziems, ka krijuar fustanin Hollie 2.0.
Shihni fotot e mëposhtme, ku 14 nuse kanë veshur fustanin Hollie dhe do të kuptoni se pse është kaq shumë i famshëm./dritare.net