Ja filmat që ju sugjerojmë mbrëmjeve të kësaj fundjave!
Dritare.net
Gjatë ditës mund të dilni me shoqërinë, me të dashurin tuaj, ose me familjarët, dhe në darkë shihni një film të mirë.
Dritare.net u sugjeron që gjatë kësaj fundjave nëse nuk keni planifikuar diçka të merrni ca kokoshka dhe të shihni filmat e mëposhtëm.
- Prison Break
Një seri televizive që do u mbajë para ekranit. Sarah Wayne dhe Wentworth Miller do të bashkohen në këtë serial në role fantastike. Majkëll Skofild, është një gjeni në fizikë, ndërsa vëllai i tij është akuzuar padrejtësisht dhe dënuar me vdekje për vrasjen e vëllait të Presidentit të SHBA. Skofild, do të bëjë gjithçka që ta nxjerrë të vëllanë nga burgu me teknika nga më të paimagjinueshme. A do ja dalë?
2-House of Cards
Nëse ende nuk e keni parë, duhet t’ia nisësh që tani për të ndjekur serinë televizive nga Netflix, “ House of Cards”.
Në rolet kryesore të kësaj serie janë aktorët e njohur, Kevin Sapacey dhe Robin Wright që në film janë bashkëshortët Frank, e Kler Underwood .
Frank, një kongresmen i cili ngjit shkallët e karrierës së tij, mes mashtrimeve, manipulimeve dhe një zgjuarsie për ta pasur zili.
Mes tradhtisë bashkëshortore, dhe dinakërisë në çift, Frank dhe Kler janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm që ata të hyjnë në Zyrën Ovale të Presidentit të SHBA.
A do arrijnë Kler dhe Frank qëllimeve të tyre? Deri ku shkon egoja për pushtet e çiftit? Mos e humbisni këtë seri televizive që do tu mbaj para ekranit.
3-Snowden
Një djalë i ri, i zgjuar dhe me ide të qarta arrin që të futet brenda Agjencinsë së Sigurimit Kombëtar (NSA) dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), për tu bërë një punëtor i jashtëzakonshëm. Qëllimi i Snowden është të marrë informacione sekrete që më pas do t’i publikojë në mediat më të mëdha në SHBA e më pas në të gjithë botën, duke shkaktuar një “tërmet” brenda administratës së Shtëpisë së Bardhë.
Filmi bazohet në historinë e vërtetë të Eduart Snowden, dhe aktori kryesor është pikërisht ai, i cili sot ndodhet në azil në Rusi. Snowden kërkohet nga SHBA , dhe filmi është ndaluar në këtë shtet.
4- In Time
Për të shmangur mbipopullimin, koha është bërë monedha dhe mënyra që njerëzit paguajnë për lukset dhe nevojat e tyre. Ndalon së plakuri në moshën 25 vjeç, por ka një kleçkë: je programuar gjenetikisht të jetosh vetëm një vit më shumë pas kësaj, nëse nuk arrin të blesh më shumë kohë. Të pasurit “fitojnë” dekada, duke u bërë të pavdekshëm, ndërsa të tjerët lypin, marrin hua ose vjedhin orë të mjaftueshme për të kaluar ditën. Kur një njeri nga zonat e varfra akuzohet padrejtësisht për vrasje, ai është i detyruar të arratiset së bashku me një penge të bukur. Duke jetuar minutë pas minute, dashuria e dyshes shndërrohet në një mjet të fuqishëm në luftën e tyre kundër sistemit.
5- 211
Oficeri Majk Çendler dhe një pasagjer i ri civil gjenden të papërgatitur kur fati i vendos ata në linjën e zjarrit, në kohën dhe vendin e gabuar. Një grabitje banke po kryhet nga një ekip i patrembur burrash të trajnuar dhe të armatosur janë gati të bëjnë gjithçka për të marrë paratë. Adoleshenti që gjendet në makinën e policisë, shpejt do të kthehet në një hero të vërtetë.
6- Big Game
Kur Air Force One rrëzohet pranë kampingut në një pyll, Presidentin e SHBA-së do ta ndihmojë një djalosh i cili gjendet aty. I vogël në moshë, por ai ka një sfidë për ta kryer në mënyrë që të hyj mes të rriturve. I gjendur përballë njeriut më të pushtetshëm në botë dhe përballë bandave të rrezikshme, vogëlushit i duhet të sforcohet që të mbesë i gjallë. / Isa Myzyraj-Dritare.net