Ja disa mënyra si të mbroni lëkurën nga i ftohti!
Dritare.net
Çdo dimër trupi ekspozohet ndaj ndryshimeve të mëdha, dhe enët e gjakut në lëkurë ndryshojnë shpejt. Kjo bën që lëkura të skuqet dhe të ketë probleme.
Por, si të kujdeseni për lëkurën nga i ftohti? Mësoni disa mënyra që jua tregon dritare.net më poshtë!
1. Sigurohuni se jeni duke e hidratuar lëkurën rregullisht përmes kremrave që janë të duhur për ju. Hidratimi i lëkurës është i domosdoshëm për ta shmangur çarjen dhe infeksionin e lëkurës.
2. Kujdes me rrobat që vishni. Disa materiale veshjesh mund ta acarojnë lëkurën.
3. Qëndroni larg produkteve të cilat përmbajnë alkool.
4. Mbrojeni lëkurën me rroba të ngrohta. Mbani kapuç, dorëza dhe shall kur jeni jashtë.
5. Aplikoni hidratues në lëkurë kur dilni nga dushi. Keni parasysh se tharja e lëkurës me peshqir mund ta dëmtojë atë./E.B-dritare.net