Ja disa këshilla si mund të shmangni gripin!

Viti i ri erdhi së bashku me të ftohtin e acartë, dhe këto ditë të para të janarit kanë mbyllur brenda shumë njerëz nga gripi.  Nëse po e kaloni edhe ju këtë gjendje jo të mirë, dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa këshilla, në mënyrë që të mbroheni nga gripi apo ta kaloni më shpejtë atë.

Bëni vaksinën kundër gripit. Është gjëja kryesore që mund të parandalojë gripin.

Lani duart. Nuk ka rëndësi se çfarë pune bëni. Nëse jeni në kontakt me njerëz me grip duhet patjetër t’i lani duart.

LEXO DHE :  Foto/ Këto dizajne të zgjuara, do t'iua lehtësojnë jetën!

Përdorni pastrues duarsh me alkool. Nëse nuk keni mundësi të përdorni sapun dhe ujë, pastruesi i duarve me alkool mund te vrasë mikrobet e gripit.

Shmangni njerëzit e sëmurë me grip. Për shembull, mos shtrëngoni duart me njëri-tjetrin.

Qëndroni në vende të pastra. Pastroni sa më shpesh hapësirën ku qëndroni.

Ushqehuni shëndetshëm. Veproni siç do vepronit zakonisht. Pushoni, ushqehuni mirë, mos pini duhan dhe kontrollohuni nëse jeni alergjikë sepse nëse alergjia del jashtë kontrollit ju mund të merrni më lehtë një virus./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.