Shpesh herë njerëzit shqetësohen, pasi tualeti në shtëpinë e tyre është shumë i vogël. Nuk dinë si ta arredojnë dhe për më tepër janë në dilemë nëse këtë punë mund ta bëjnë vet apo kanë nevojë patjetër për një arkitekt. Ne mendojmë që jo domosdoshmërish keni nevojë për një të tillë . Dritare. net ju sjell në galerinë me poshtë disa modele të gatshme të arredimit të banjave, që me siguri do t’ju vijnë përshtat. Ajo që duhet të keni parasysh dhe me kryesorja, lidhet me faktin se në përgjithësi arredimi i hapësirave të vogla duhet të jetë minimalist, në mënyrë që të krijohet ideja e një hapësire më të madhe. Për të kuptuar më shumë shihni sugjerimet tona! V.D/Dritare.net/