Ja disa arsye të rëndësishme, përse fjetja lakuriq bën shumë mirë!

Studime të ndryshme tregojnë se vetëm 30% e njerëzve flenë lakuriq, ndërsa pjesa tjetër preferojnë të flenë me të brendshme ose blejnë pizhame të rehatshme. Megjithatë ajo që është më e mira për ne vihet ne diskutim. Disa njerëz preferojnë t’i heqin qafe pizhamet sepse ndihen më rehat pa to. Lexoni disa fakte interesante rreth benefiteve të të fjeturit nudo që  Dritare.net sjell për ju, të marra nga nga Bright Side.

Ju ndihmon të bëni gjumë më të thellë.

Shkencëtarët nga Universiteti i Amsterdamit kanë zbuluar se ulja e temperaturës së lëkurës rrit cilësinë e gjumit gjatë natës. Të flesh lakuriq është një mënyrë e mirë për të ulur temperaturën e lëkurës pa ulur atë të dhomës.

Për më tepër, pizhamet kufizojnë lirinë tuaj të lëvizjes. Kur fle nudo je i lirshëm çka të bën të flesh më mirë.

Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Për fat të keq, nuk mund të bëhemi më të dobët vetëm duke fjetur, por fjetja nudo mund të ndihmojë për të humbur peshën. Sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit, duke fjetur në temperaturë të ulët, metabolizmi punon më mirë.

Përveç kësaj, niveli i kortizolit, hormoni i stresit, gjithashtu luan një rol këtu. Ndërkohë kur flemë në të nxehtë nivelet e kortizolit  qëndrojnë në nivele të larta. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në shtimin e peshës, në rritjen e ankthit, madje edhe në dëshirën për ushqim.

Ndihmon lëkurën tuaj.

Gjatë gjithë ditës, këmbët dhe pjesët tona private mbulohen nga shtresa të shumta, rroba. Duke lënë mënjanë veshjen e gjumit, ne japim trupin tonë dhe sidomos pjesëve që kanë tendencë të djersen më shumë se të tjerave, një shans për të marrë frymë.

Për më tepër, duke fjetur në temperatura të ulëta mbrojmë qelizat tona dhe kjo sjellë edhe një efekt anti-plakje. Kjo ndodh falë melatoninës, i quajtur edhe “hormoni i gjumit”, i cili është përgjegjës për degjenerimin e qelizave.

Ndihmon në mbajtjen e flokëve të bukura.

Djersa mund të dëmtojë seriozisht flokët tuaj. Djersitja në të thatë lë shumë kripë çka irriton lëkurën e kokës, duke sjellë këputjen e flokëve më lehtë. Fjetja në një ambient të freskët do t’ju lejojë të djersitni më pak.

I mban organet  tuaja riprodhuese më të lumtura.

Organet riprodhuese të femrave mund të jenë një mjedis i mirë për zhvillimin e kërpudhave dhe baktereve. Fjetja lakuriq ndihmon për ta mbajtur këtë zonë të freskët, të thatë dhe të ajrosur.

Për burrat, mbathja e shtrënguar mund të ndikojë në cilësinë e spermës dhe shëndetin riprodhues. Për të ulur këto rreziqe, rekomandohet të hiqni boksierët para se të flini dhe të mbani testikujt në një temperaturë më të ftohtë.

Forcon besimin në vetvete.

Besimi është çelësi i karrierës së suksesshme dhe përmbushjes së jetës shoqërore. E fjetura lakuriq ju ndihmon të bëheni më të sigurt në veten tuaj.

Kjo e bën jetën tuaj të natës më të mirë.

Sipas të dhënave të nxjerra nga marrja në sondazh e 1000 personave, rezultoi se ata që flenë në lakuriq kanë martesa dhe marrëdhënie më të lumtura. 57% e tyre raportuan se kanë një marrëdhënia me të realizuar në çift, krahasuar me vetëm 48% të atyre që flenë në pizhame.

Të ndenjurit “lëkurë në lëkurë” ju bën të ndiheni më mirë.

Kujdes,  duhet të harroni të fleni lakuriq nëse jeni somnambul!

Nëse jeni në mesin e 3% të njerëzve të përgjumur,mos nxitoni për të hedhur rrobat tuaja të gjumit. Ka shumë raste kur gjyshërit kanë pasur probleme me fqinjët dhe disa madje janë arrestuar!/ Përshtati Valmira Dalipi/ Dritare.net/

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.