Ja datat dhe oraret kur do të zhvillohen gjysmëfinalet e Botërorit!
E Diel 8 Korrik 2018, 17:05
Dritare.net
Ndërsa të mërkurën, sërish në orën 20:00 do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë mes Anglisë dhe Kroacisë. Padyshim që anglezët vijnë më të freskët në këtë sfidë, pasi nëse sheh përballjet e tyre nuk kanë qenë shumë të luftuara, veçojmë vetëm sfidën me Kolumbinë. Ndërsa Kroacia ka zhvilluar një Botëror fantastik, por nga ana tjetër kanë shpenzuar dhe shumë energji, pasi dy ndeshjet e fundit i kanë zgjidhur nga pika e bardhë e penalltisë pas 120’ minutash lojë.Si ballkanasit edhe britanikët janë të etur për sukses ndaj do të japin maksimumin në këtë përballje. Nuk na mbetet gjë tjetër veç se t’i jetojmë dhe shijojmë emocionet që na ofron Botërori./D.M-Dritare.net