Ja cili program e fitoi betejën e së enjtes!
Dritare.net
Sipas sondazheve të së enjtes, garën televizive e kryesoi Klan me liderin opozitar Lulzim Basha me afro 20 % të shikueshmërisë, i pasur nga Top Channel ku i ftuar ishte kryeministri Rama me 15% dhe pas tyre në mënyrë të barabartë janë ndjekur Meta te News 24 dhe Blushi te Ora News që kanë ndarë 6% të audiencës.
Por garën televizive e fitoi Vizion Plus me spektaklin Tu si Que Vales i cili mori shikues sa gjithë emisionet politike së bashku, gati 50% të audiencës, duke fituar një shikueshmëri rekord, shumë larg çdonjërit politikan e televizion.
Çfarë ndodhi?
Asgjë e paparashikueshme. Liderët politikë shqiptarë janë në ekran e rrjete sociale 24 orë në ditë. Pas një dalje live e non stop të enjten në Parlament, ku po diskutohej projektbuxheti, ata u shkëputën nga seanca dhe ishin të ftuarit e katër kanaleve kryesore. Kjo dalje e pakuptimtë dhe sidomos pa të reja, i bëri të mërzitshëm për publikun që zgjodhi një spektakël i cili ka në qendër njeriun e zakonshëm, në vend të spektaklit politik të liderëve./ dritare.net