Ja cili është qyteti me ajrin më të ndotur në botë!

Shkupi ka zënë vendin e parë në botë për nga ndotja e ajrit, duke u radhitur në grupin e kryeqendrave të Indisë, Bangladeshit e Pakistanit. Prania e grimcave PM10 dhe PM 2.5, sipas stacioneve matëse ka kapërcyer normat e lejuar madje për dhjetëra herë.

Drejtuesit e kryeqytetit të Maqedonisë, kane nisur me zbatimin e masave urgjente për mbrojtje nga ndotja e ajrit. Transporti publik prej sot bëhet pa pagesë, me qëllim të uljes së numrit të makinave në qarkullim.

Në këtë kuadër, çmimet e parkingjeve janë dyfishuar, ndërsa janë ndërprerë edhe punët ndërtimore. Inspektorët janë urdhëruar të bëjnë kontrolle të rrepta në lokacionet ku dyshohet se bëhen djegia të gomave dhe materialeve tjera helmuese.

LEXO DHE :  Ja momenti kur Këshilli Kombëtar i PD votoi për djegien e mandateve!

OJQ-të kanë kërkuar masa afatgjata, si subvencione për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes dhe jo ndihmë vetëm për disa qindra amvisëri, si dhe masa në sektorin e ndërtimtarisë, ndërprerjen e punimeve apo mosdhënien e lejeve për ndërtesa shumëkatëshe, që pengojnë qarkullimin e ajrit si dhe masa tjera./A.C/dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.