Ja cilat janë shenjat më hakmarrëse të horoskopit
Dritare.net
Akrepi
Nëse i dëmtoni apo iu bëni keq personave të kësaj shenje ata do kenë si mision jetën shkatërrimin tuaj. Hakmarrja është pseudonimi i tyre dhe ata zgjedhin metodat më të dhimbshme. Gjithë kohës ata duan të sigurohen që vuajtja juaj të jetë pa kufij, traumatikë dhe e tmerrshme. Akrepat duan që në një moment ju t'iu uleni në gjunjë dhe t'iu kërkoni falje për çfarë iu keni bërë. Gjithmonë ata iu japin ato që meritoni.
Bricjapi
Personat e shenjës së bricjapit mezi presin t'iu shohin të fundoseni. Ata janë shumë krenarë dhe nëse iu bëni diçka që t'ua dëmtojë egon, nëse i përulni apo nëse i tradhtoni, ata nuk do ndalen derisa t'ua bëjnë jetën ferr. E veçanta e bricjapëve është se dëshirën për hakmarrje nuk e tregojnë dhe në pamje duken sikur nuk do bëjnë asgjë. Në fakt ata veprojnë me qetësi dhe nuk janë të ndërgjegjshëm për ato që bëjnë.
Demi
Personat e shenjës së demit janë nga ata që e mbajnë shumë inatin dhe hakmarrjen e kanë të ngadaltë dhe të zgjatur në kohë. Edhe pse mund te kalojnë vite që nga zënka apo përballja që keni pasur, demat nuk harrojnë dhe nuk falin. Hakmarrja e tyre është ë ftohtë, e mirë llogaritur, e ngadaltë dhe përfundimisht "vdekjeprurëse". Ata marri kohën e tyre për të ndërprerë lumturinë tuaj derisa të ndieni dëshpërim dhe dhimbje të thellë. Drejtësia është jashtëzakonisht e rëndësishme për personat e shenjës së demit, mos e harroni kurrë.