Aktori I njohur si Sarp nga seriali “Maral”, Aras Bulut Iynemli është një nga aktorët më të suksesshëm të kohës në Turqi por jo vetëm. Në serialin që po xhiron së fundmi atij I është dashur të bëjë një kërcim për shkak të rolit. Dritare.net informon se aktori I njohur turk nuk heq dorë nga ky kërcim dhe e bën atë kudo që ka mundësi. Para disa ditësh ai kërceu gjatë marrjes së cmimit si aktori më I mirë dhe I bëri të gjithë të kenë vëmendjen tek kërcimi dhe jo tek cmimi. Së fundmi ai ka marrë pjesë në dasmën e një prej kameramanëve të serialit dhe edhe në ata dasëm ai e ka bërë atë kërcim./M.S-Dritare.net