I pyetur në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, nëse do të ketë një takim me Trump së afërmi në Bruksel, kryeministri Rama nuk e mohoi, por u përgjigj duke buzëqeshur: “nuk e di”. Sipas burimeve të dritare.net, Rama po përgatitet për të marrë pjesë në punimet e këtij samiti, që pritet të mbahet në 25 maj. Gjithashtu i pranishëm do të jetë edhe presidenti i SHBA, Donald Trump. Në samit do të diskutohet për NATO-n dhe do të inaugurohet selia e re e aleancës./dritare.net