Ja çfarë të konsumoni në mëngjes sipas shenjës tuaj astrologjike
Dritare.net
Dashi. Ëmbëlsirat dhe simotrat e tyre nuk janë të preferuarat e dashëve. Sipas Driytare.net, ata preferojnë më shumë një pjatë me fruta të freskëta për mëngjes.
Demi. Një molto e freskët është mëngjesi ideal për personat e shenjës së demit.
Binjakët. Me një jetë plot të papritura, binjakët preferojnë që në mëngjes të konsumojnë mini petulla të mbushura me djathë apo diçka tjetër.
Gaforrja. Një bukë sandwich-i e ndarë në mes dhe e lyer me pak krem djathi është mëngjesi ideal për gaforret.
Luani. Për luanët jeta është një spektakël i veçantë. Edhe për mëngjes ata duan diçka ndryshe, kështu që diçka e shijshme e përbërë nga buka, një fetë proshutë, bacon apo salmon , pak domate dhe vezë sipër, do ishte ideal. Francezët e quajnë ndryshe "Les Oeufs Bénédicte".
Virgjëresha. Diskretë e të thjeshtë virgjëreshat duan një mëngjes të letë. Pak djathë i bardhë kremoz shoqëruar me disa fruta të kuqe do ishte ideali.
Peshorja. Edhe në mëngjes peshoret duan të shohin diçka të bukur në pamjen e jashtme. Waffles të mbushura me krem apo fruta janë idealët për ta.
Akrepi. Intensivë, pasionantë e vullkanikë, për akrepat përshtatet më shumë një tacos pikante për mëngjes. Kështu edhe dita do fillojë "caliente".
Shigjetari. Sipas Dritare.net, mëngjesi ideal për personat e kësaj shenjë është një tas me drithëra dhe qumësht.
Bricjapi. Klasikë, por me neps, bricjapëve ju përshtaten shumë krepat për mëngjes. Me reçel, çokokrem, krem apo sheqer, zgjedhja mbetet në dorën e tyre.
Ujori. Pancakes janë idealët për t'u konsumuar në mëngjes nga ujorët. Ky version anglosakson i krepave, mund të konsumohet më së miri me mjaltë apo me reçel.
Peshqit. Diçka me krem ju përshtatet peshqve. E pse jo një Donuts? I butë, i ëmbël dhe me pak krem sipër, do ishte ideal për mëngjesin. / A.S- Dritare.net