“Vijmë pas një kongresi që i hapur rrugë një referendumi për herë të parë në historinë e partisë sonë, por edhe në jetën politike të partive në vend. Ishte një ushtrim i shkëlqyer demokratik, me pjesëmarrje shumë inkurajuese dhe shumë motivuese për mua në radhë të parë, por besoj edhe për të gjithë pasi ajo që ndodhi në këtë periudhë të fundit qysh se asambleja e parë vendosi për hapjen e anëtarësisë, është për mua dhe të gjithë ne një motivacion i fuqishëm për të ecur përpara” tha Rama.
Sipas tij, nuk është diçka që ndodh rëndom që një parti që qeverisë, partia kryesore e koalicionit, e cila prej 2 vitesh udhëheq një proces të jashtëzakonshëm reformash të nisë procesin për anëtarësimet e reja.
Asambleja e re ka në përbërje 173 anëtarë të zgjedhur nga vota e më shumë se 1500 delegatëve. 50% e tyre janë gra dhe 50 % burra. Pas përfundimit edhe të procesit të votimit për referendumin, PS ka vendosur që të ezaurojë edhe procesin e fundit të zgjedhjes së strukturave të saja drejtuese, Kryesinë, Sekretariatin Ekzekutiv dhe Sekretarin e Përgjithshëm.