Ja çfarë po ndodh në Universitetin e Durrësit!
Dritare.net
Studentët të cilët gjatë muajt dhjetor kanë protestuar për 8 kërkesat e tyre, edhe pas pushimeve të festave të fundvitit i janë rikthyer protestës.
Por, nëse në dhjetorin e 2018 sheshet e Tiranës ishin mbushur me mijëra studentë, janari solli tkurrjen e tyre, të paktën në numër, dhe kjo është vënë re qartë në protestat e ditëve të fundit.
Madje, nëse në dhjetor kishte një dakordësi të plotë nga studentët në universitete të ndryshme për të lënë auditorët dhe të mbushnin sheshet, përsëri janari solli një tjetër ndryshim.
Studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës, të cilët në dhjetor kanë protestuar njëjtë si kolegët e tyre mbarë vendin, por me datën 7 janar ata i janë kthyer auditorëve.
Nga një vëzhgim i Dritare.net në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës, vërehet se auditorët janë mbushur me studentë dhe jeta universitare i është rikthyer normalitetit.
20 mijë studentët e Universitetit të Durrësit duket se kanë pranuar në heshtje “Paktin për Universitetin” përderisa ata i janë rikthyer auditorëve./Dritare.net