Ja çfarë mund të bëni tjetër me shampon e bebeve!

Jo vetëm ka aromë të mirë, por shampoja e bebeve është dhe shumë funksionale. Përveç se t’i lani flokët foshnjës me të, ju mund ta përdorni dhe për shumë gjëra të tjera, që dritare.net do jua tregojë tani.

1. Pastroni furçat e makijazhit

Nëse i pastroni si duhet furçat e makijazhit, ju do mund t’i përdorni ata për shumë kohë. Furçat e makeup-it duhen larë të paktën njëherë në muaj, dhe mënyra me e lehtë për t’i pastruar, është më shampo bebesh. Shampoja e bebeve do i bëjë ato të buta.

2. Shkëlqeni këpucët

Shampot me fëmijëve përmbajnë vajra që i bëjnë këpucët të shkëlqejnë. Disa pika do mjaftojnë për t’i bërë këpucët të duken si të reja.

3. Lustrim metalesh

Nëse keni ndonjë gjë të ndryshkur në shtëpi dhe nuk dini si ta pastroni, dritare.net iu sugjeron shampon e bebeve. Përzieni pak sodë buke me shampo, dhe metalet e ndryshkura do duken më të reja sesa kur i keni blerë.

4. Rregullon zinxhirët

Keni ndonjë triko me zinxhir të prishur, por  të bukur, apo zinxhirin e pantallonave të prishur? Mos u mërzisni, me pak shampo bebesh ju do i jepni fund këtij problemi. Thjeshta aplikoni shampon në zinxhir, dhe ai do lirohet vetë.

LEXO DHE :  Unaza e Re/ Banorët protestojnë me lopata në duar, bllokojnë punimet

5. Triko e mbledhur

Ju ka ndodhur të keni futur një triko në lavatriçe dhe kur e keni nxjerrë ishte bërë e vogël? Kjo ndodh shpesh me njerëzit, dhe mbase mund të ketë qenë veshja e tyre e preferuar. Si ta zgjidhni këtë problem?  Mbushni një kovë me ujë të ngrohtë, hidhni ca pika shampo dhe veshja do kthehej sikur ishte.

6. Heqja e njollave

Mase nuk e dinit, por shampo e bebeve heq dhe njollat. Hidhni disa pika në njollë dhe lëreni për 15 minuta. Pastaj lajeni dhe do e shikoni ndryshimin.

7. Pastroni makinën

Shampoja e bebeve është planifikuar të pastrojë çdo mikrob, dhe nëse lani makinën me të, ajo do bëhet shumë e pastër.

8. Pastron krehrin dhe furçën e dhëmbëve

Sikur thamë më lartë, shampoja e bebeve pastron mikrobet. Në furçën e dhëmbëve dhe në krehër, ka shumë mikrobe. Ajo do t’i pastrojë të gjitha ata./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.