Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse hani patate çdo ditë!
Dritare.net
Dritare.net sot në këtë artikull do tregojë se nuk është e rrezikshme apo dëmshme të konsumoni patate. Ndryshe nga sa kemi dëgjuar gjithmonë, sot do të mësoni se deri më tani jeni ngatërruar.
Një historik i shkurtër për pataten
Patatet e kanë origjinën nga Amerika e Jugut. Dielli dhe kushtet klimatike në këtë vend kanë bërë të mundur që të rriten disa lloje patatesh të egra. Patatet u mbollën për herë të parë në fushën e Bolivisë moderne.
Mos kini frikë të hani patate çdo ditë
Lëkura e patates është e pasur me kalium dhe bën që zemra të jetë e shëndetshme. Përveç kësaj mikroelementet që përmbajnë patatet, si fosfori, magnezi, kalciumi, natriumi, hekuri dhe zinku, ndihmojnë trupin tuaj të jetë i shëndetshëm.
Ndryshe nga shumë pjata të tjera të njohura për shumë karbohidrate, patatet e ziera mund t'ju bëjnë të ndiheni më të plotë. Si rezultat, ju hani më pak, por ju ndihmon të jeni më të shëndetshëm dhe mund të bini më shpejtë në peshë.
Sigurohuni duke zbatuar rregullat
Ndonjëherë, konsumimi i patateve mund të bëjë të shëndosheni më shumë. Sidomos nëse ato janë të skuqura mbajnë shumë yndyrë. Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur bëhet fjala për patatet. Por nëse i hani të pasi të jenë ftohur, ndikimi i tyre në nivelin e sheqerit në gjak do të ulet me 25%.
Patatet ndikojnë edhe në madhësinë e gjoksit tek gratë. Nëse i gatuani patatet në mënyrën e duhur, ato ndihmojnë të humbni një përqindje të lartë të yndyrave në trupin tuaj, që ndikon në madhësinë e gjirit. Dritare.net ju sugjeron të mos i konsumoni asnjëherë patatet e papjekura sepse përmbajnë shumë solaninë, sepse niveli i tij nuk ulet edhe pas gatimit.
patatet janë të shëndetshme, por kur bëhet fjalë për këto patate të papjekura bëni kujdes sepse mund të keni alergji si dhe ju do ndiheni të pangopur pavarësisht se i keni ngrënë./A.C/dritare.net