Ja çfarë i ndodh trupit tuaj kur përfundoni një lidhje!
Dritare.net
Të ndihesh i vetmuar pas një ndarje është normale, edhe lotët janë normal sepse ndihesh sikur ke humbur timonin e anijes tënde, por veç këtyre ka edhe simptoma fizike.
Të përballesh me një ndarje që në fazat e para të lidhjes shpesh shkakton çrregullim në orarin e gjumit, për shembull pagjumësia. Pagjumësia mund të ndërhyjë direkt në procesin biologjik.
Kur e keni zemrën e thyer mund ta keni shumë të vështirë të qetësoni mendjen tuaj dhe të pushoni mendërisht.
Ankthi dhe ngadalësimi i rrahjeve të zemrës shoqërojnë njeriun pas ndarjes.
Ndarja gjithashtu ndikon në sistemin nervor dhe shpesh shkakton ndjenjën e humbjes së kontrollit, por jo rrallë herë mund të çojë edhe në sulme kardiake.
Zakonisht sulmet kardiake dhe problemet me zemrën shfaqen të gratë me moshë të madhe.
Shkujdesi i të ushqyerit është një fenomen që shfaqet te njerëzit me zemër të thyer. Teknika jo të mira të ushqyerjes mund të rrezikojnë zemrën tuaj. Prandaj, nëse ndodheni në një situatë të tillë dritare.net ju sugjeron të tregoni kujdes ndaj shëndetit. Dritare.net ju sugjeron gjithashtu të lexoni ndonjë libër, meditoni, dhe mos ndiqni shumë rrjetet sociale.
Gjithashtu, bisedoni me një mik për mbështetje, merrni këshilla ose thjesht bëni një shëtitje të gjatë.Sipas psikologëve vendi më i mirë në natyrë është rrjedha e një lumi. Të shikosh ujin që ecën mund të qetësojë dhe të bën të kuptosh se gjithçka ndryshon dhe asgjë nuk mbetet në një vend.Ndarjet ndodhin dhe normalisht shkaktojnë mërzi, por përpiquni të mbani mend frazën: edhe kjo do të kalojë./E.B- dritare.net