Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani mandarina çdo ditë!

Të rrallë janë njerëzit që nuk i pëlqejnë mandarinat, dhe përgjithësisht çdo kush kur dëgjon erën e tyre i hapet oreksi dhe kërkon të konsumojë sa më shumë prej tyre.

Gjatë stinës së dimrit mandarinat janë ndër frutat më të kërkuar në treg.

 

Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin. Mandarinat janë shumë të pasura me fibra dhe në këtë mënyrë stimulojnë rënien në peshë.

Nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar.

LEXO DHE :  Mjafton një cigare kanabis, për të ndryshuar trurin e adoleshentit? Ja ç’thonë studimet!

Vitamina C tek  mandarinat lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.

Konsumi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, rrit mjaftueshëm thithjen e hekurit nga organizmi juaj.

Konsumi i mandarinave është një nga metodat më të mira natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj dhe për të reduktuar sasitë e kolesterolit në gjak.

Dritare.net ju sugjeron të konsumoni normalisht çdo ditë mandarina gjatë muajve të dimrit sepse ky frut i stinës do ju ndihmojë shumë për shëndetin tuaj./A.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.