Ja çfarë ëmbëlsire të zgjedhësh, për Pashkë!

Sot janë Pashkët Katolike. Është e diel feste dhe të gjithëve na shijon një ëmbëlsirë për drekë, ose dhe darkë. Por çfarë të zgjedhim? Cila është e duhura, sot për Pashkë?

Ne të dritare.net, ju sigurojmë, që nuk ka rëndësi çfarë zgjidhni, po ku e zgjidhni. Ne kemi zgjedhur Cremona.

Është ajo pastiçeria te Stadiumi Dinamo, që mban aromë gjalpë dhe vezë. Sa hyn, të pret Entela duke qeshur dhe nuk ikën dot pa marrë, një tortë me katër shije, specialitet i Cremonës, ose florentina për kë i mban në kontroll kaloritë, ose llokume me arra, ose amareta mëngjesi, biskota, tarta me fruta, çokollata me arra kokosi, kek me lajthi, krem brule, bakllava dhe kadaif, sikur ta ka sjellë gjyshja, nga fëmijëria, cremona te vogla, corneto, profiterol, dhe macarone për ata që duan shijen e veçantë, pa harruar likote dhe akulloret për kë i ka qejf dhe nuk bën dot pa to, pavarësisht këshillave për diabetin.

LEXO DHE :  Gazetari Barabamo paralamëron Ramën: Kujdes me kazanin

Nëse ju kujtoni, se këto i gjen në çdo pastiçeri, ne ju themi që gaboheni. Cremona është unike dhe kur të shkosh të shijosh këto ëmbëlsirat ne fotot, që po shikon më poshtë, do na urosh. Dhe mos harro, thuaji Entelës që kur patë, fotot në dritare.net, ju erdhi nepsi për ëmbëlsirën te Cremona./dritare.net

[cycloneslider id=”cremona”]

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.