Sa herë që zemra juaj rreh fort, ajo shtyn nëpër arterie oksigjenin dhe gjakun për t'u shpërndarë në të gjitha pjesët e trupit. Por nëse ju keni një presion të lartë të gjakut, kjo është një shenjë se zemra juaj duhet të pompojë më shumë gjak. Arteriet e dëmtuara, një zemër e lodhur, rrisin rreziku e sëmundjeve të zemrës dhe që mund të shkaktojnë edhe vdekje nëse nuk marrin kurim.
Ja çfarë e shkakton presionin e lartë të gjakut dhe si mund të luftoni çdo rrezik që mund t'ju dëmtojë ju apo zemrën tuaj.
1.Mosaktivizimi në aktivitete sportive
Nëse keni shëndet të tepërt dhe nuk kryeni aktivitete sportive si p.sh të ecni për disa minuta, por rrini gjatë gjithë kohës vetëm ulur, ju jeni të rrezikuar të prekeni nga hipertensioni. Ushtrohuni të paktën 30 minuta çdo ditë dhe ju do të jeni më të fortë dhe rreziku për t'u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare është më i ulët. Edhe në qoftë se bëni vetëm ecje përsëri kjo do të ndihmonte në uljen e presionit të gjakut.
2. Konsumimi i alkoolit
Alkooli rrit nivelin e kolesterolit në gjak dhe si pasojë edhe presioni i gjakut është më i lartë. Pra dritare.net ju sugjeron që mos të konsumoni alkool pasi ai është një nga shkaktarët më të rrezikshëm të hipertensionit.
3. Përdorimi i tepërt i kripës
Ju ndoshta e urreni faktin se patatet e skuqura ju bëjnë të shëndosheni, ose më saktë është natriumi që ju bën të ndiheni më i fryrë, pra kripa.
Kur veshkat tuaja reagojnë ndaj konsumimit të kripës, duke mbajtur ujë, ju përfundoni më rrjedhje të shpejtë të lëngjeve dhe kjo ndikon në qarkullimin e gjakut që mund të çojë edhe në rritje të presionit të tij. Mos konsumoni shumë kripë ose ushqime shumë të kripura pasi ju po dëmtoni shëndetin tuaj.
4. Përdorimi i disa lloje ilaçesh
Shumë ilaçe mund të ndikojnë ose shkaktojë hipertensionin. më të zakonshme janë ato ilaçe antiinflamatore, josteroidale, antidepresantet dhe vitaminat që përdorën gjatë shtatzënisë. Disa nga këto medikamente rrisin presionin e gjakut, ndërsa disa ilaçe të tjera shkaktojnë vetëm ngushtimin e enëve të gjakut.
5. Hipertensioni edhe trashëgohet nga pjesëtarë të tjerë të familjes
Nëse prindërit tuaj kanë presion të lartë të gjakut, shanset për të pasur edhe ju janë të larta. Presioni i gjakut dhe sëmundjet e zemrës patjetër që janë gjenetike. Ju nuk mund ta ndryshoni gjenetikën tuaj, dritare.net ju sugjeron që të flisni me një mjek për t'u siguruar që ju të ndaloni çdo problem që mund të sjellë hipertensioni te ju.
6. Pirja e duhanit
Duhani është një tjetër faktor për shkaktimin e hipertensionit. Edhe pse nuk e konsideroni veten duhanpirës, pasi pini rrallë herë cigare, përsëri ato herë që e konsumoni presioni i gjakut te ju do të rritet.
7. Moskonsumimi i frutave dhe perimeve
Në njërën anë kripa e tepër, në anën tjetër dietat e dobëta, këto elemente ndikojnë në rritjen e presionit të gjakut. Studiues të ndryshëm kanë konstatuar se antioksidantët ndikojnë në uljen e presionit të gjakut, prandaj është e domosdoshme që të konsumohen ushqime me përmbajtje antioksidantësh.
8. Apnea e gjumit
Përveç lëkundjeve të ndryshme të frymëmarrjes gjatë gjithë natës, apnea e gjumit mund të nxisë presionin e gjakut. Pse? Sepse kur ju nuk mbusheni me frymë mjaftueshëm dhe niveli i oksigjenit në trupin tuaj bie, truri juaj reagon duke thënë që, enët e gjakut të ngushtohen dhe t'i japin përparësi rrjedhjes së oksigjenit në tru dhe zemër, e në pjesën tjetër të organeve.
9. Të moshuarit
Sa më shumë të jeni të thyer në moshë aq më i lartë është edhe rreziku i hipertensionit.
Nga mosha 65, 75 e lartë pothuajse rreth 95% e njerëzve kanë tension të lartë. Ndërkohë që ndryshimet në enët e gjakut dhe në zemër janë të natyrshme gjatë procesit të plakjes dhe në këtë mënyrë presioni i gjakut është më i lartë, si pasoje hipertensioni gjithashtu.
10. Stresi
Stresi është një faktor tjetër i hipertensionit. Ditare.net ju këshillon mos stresoheni shumë, pasi stresi i tepër ndikon në gjendjen tuaj emocionale dhe fizike, e në këtë mënyrë tensioni juaj i gjakut nuk do të jetë normal por më çrregullime. /Përshtati:Kadrije Çako/Dritare.net