Ja çfarë duhet të konsumoni për të parandaluar kancerin!
E Enjte 28 Korrik 2016, 18:06
Dritare.net
Sipas studiuesve të Universitetit të Barit, varietetet e vajit të ullirit janë të pasura me polifenole, të cilat kanë një efekt pozitiv në shëndetin e njeriut, për shkak të vetive antiimflamatore dhe antitumorale.
Studiuesit thonë se ky përfundim hap rrugën për shumë studime të tjera të mëtejshme, pasi çdo varietet mund të konsiderohet një lloj i veçantë ushqimi.
Sipas tyre, në të ardhmen, restorantet mund të kenë menunë e vajrave, siç kanë sot atë të verës, në mënyrë që çdo klient të zgjedhë llojin e vajit të ullirit në bazë të efekteve të pritshme pozitive në organizëm.