Ja çfarë duhet të bëni nëse ndiheni të lodhur gjatë ditës!
Dritare.net
Lodhja në mungesë të sëmundjeve, vjen prej disa shkaqeve, si :
– Nuk flini mjaftueshëm gjumë. Mungesa e “ngopjes” me gjumë bën që hormoni melatoninë (i konsideruar hormoni i gjumit) të jetë i lartë edhe gjatë ditës duke iu shtuar dëshirën për gjumë. Është koha të shtoni pak orarin e gjumit dhe të reduktoni një aktivitet tjetër të ditës suaj për t’ia shtuar ato orë gjumit.
– Nuk hani mëngjes. Gjatë gjumit ne eliminojmë toksinat e ndryshme nga organizmi dhe në mënyrë që të ushqejmë metabolizmin tonë me lëndët e nevojshme, duhet të konsumojmë mëngjesin. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Ndoshta nga mungesa e kohës mund të mos kemi mundësi të hamë rregullisht çdo vakt, por kurrë nuk duhet të heqim dorë nga ngrënia e vaktit të mëngjesit.
– Nuk merrni mjaftueshëm rreze dielli. Vitamina D që sintetizohet në diell ndikon në hormonin e gjumit, melatoninës. Mungesa e saj çon në mbisekretim të melatoninës, e cila shton lodhjen dhe dëshirën për gjumë, ndaj qëndroni pak më gjatë në diell.
– Keni mungesë të theksuar të hekurit, e cila çon në uljen e veprimtarisë së sistemit imunitar dhe në mungesë të përqendrimit. Është koha të ushqeheni me vezë, arra, bimë bishtajore etj. që janë të pasura me hekur.
– Përdorni shumë smartfonët gjatë ditës. Ky është një ndër shkaktarët më të mëdhenj të lodhjes së syve dhe trurit për shkak të emetimit të dritës blu nga celularët. Është bërë i pashmangshëm përdorimi i tyre në ditët e sotme, por që duhet të reduktoni kohën e qëndrimit përpara celularëve tuaj për të mos u ndjerë të lodhur./ I.M-Bota.al