Deklaratat kontraverse dhe qëndrimi i ashpër i Trump mbi emigracionin, kanë krijuar polemika të shumta në vend. Qëndrime të cilat janë kritikuar nga shumë banorë amerikanë, por ndër të tjera edhe nga disa politikanë republikanë.
Por duket se premtimi i tij “Amerika të jetë e para”, ka ndikuar në amerikanët që janë të zhgënjyer nga sistemi, për ta votuar si President.
“I kërkoj popullit amerikan të ngrejë zërin mbi politikat e dështuara dhe të ketë besim e optimizëm, që janë karakteristika të çdo amerikani. Po ju kërkoj të ëndërroni më shumë.”- tha Trump në Gettysburg, Pensilvani.
Ja çfarë presim nga presidenca e Trump në 100 ditët e para!
Nis procesi i “largimit të dy million kriminelëve dhe emigrantëve ilegal.”
Mohimi i udhëtimeve pa viza të çdo shteti, që refuzon të marrë mbrapa qytetarët e tyre.
Shfuqizon çdo urdhër ekzekutiv të Obamës.
Vendosja e kushteve limituese për çdo anëtar të Kongresit.
Anullimi i çdo pagese ndaj OKB-së për programin e ndryshimeve klimaterike.
Përdorimi i këtyre fondeve për të rregulluar infrastrukturën në ShBA.
Cilëson Kinën si një manipuluese e politikave monetare.
Ndër të tjera ai është betuar për të ndërtuar një mur në kufirin jugor, të paguar nga Meksika. Në ditët e tij të fundit të fushatës, ai i siguroi mbështetësit se kjo do të ndodhte, edhe pse ende nuk është e qartë si apo kur.
Një premtim tjetër është negocimi i marrëveshjes së tregtisë, si Marrëveshja e Tregtisë së Lirë mes Kanadasë dhe Meksikës.
Trump ka premtuar të ndërtojë një marrëdhënie më të fortë me Presidentin rus, Vladimir Putin, të cilin ai e konsideron si një lider të fortë.
Ndër premtime të tjera është anullimi i marrëveshjes nukleare me Iranin, ende nuk është e qartë si do të anullohet një marrëveshje e cila përfshiu gjashtë fuqi botërore dhe 12 vite planifikim.
Partia Republikane me President Trump, jo vetëm që do të marr në pushtet Shtëpinë e Bardhë dhe Senatin, por gjithashtu do të vendosin anëtar të Gjykatës së Lartë.
Por përsëri Trump hyn në Shtëpinë e Bardhë si një nga kandidatët më të papëlqyeshëm presidenciale në historinë e kohëve të fundit, pas një sërë deklaratash në lidhje me gratë dhe meksikanët.
Trump do të ketë vëshirësi për udhëheqje dhe nga vet partia e tij. Kjo sepse, shumë republikanë kanë refuzuar ta mbështesin atë, edhe pse partia është në pozicionin e saj të fortë për më shumë se një dekadë./bbc/ dritare.net