Ja çfarë bëri Rudina Xhunga, për hir të vajzës!

Nuk janë vetëm prindërit, që japin këshilla të vyera për fëmijët e tyre, por ka edhe fëmijë, që dinë t’i habisin prindërit e tyre. Kjo i ka ndodhur gazetares Rudina Xhunga, e cila e ftuar në studion e Arjola Shehut, në “Kush vjen për drekë” tregon çfarë i ka ndodhur një ditë me vajzën e saj 4-vjeçare, Alana.

Gazetarja, e cila ishte e ftuar në studio së bashku me bashkëshortin e saj, Dritan Hila, ka treguar se dikur e pinte cigaren, por ditën kur vajza e saj mbushi 4-vjeç, të ndodhura të dyja përpara tortës me qiri, Rudina i kërkoi Alanës të shprehte një dëshirë.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e fëmijëve, që do kërkonin lodra, Alana i kërkoi së ëmës të linte cigaren: “Mua më pëlqen cigarja, edhe pse e di që s’duhet pirë. Kur Alana mbushi 4 vjeç, frymë qirinjtë dhe i kërkuam të shprehte një dëshirë. Deri atëherë kishte dashur një motër ose një vëlla, por e harroi këtë. Dëshira e saj ishte: ‘Unë dua që ti të lësh cigaren, se nuk dua të sëmuresh’”, – ka treguar Rudina.

LEXO DHE :  Erion Veliaj feston ditëlindjen e parë si babi

Kaq ka mjaftuar dhe prej asaj dite, Rudina Xhunga nuk ka pirë as edhe një cigare, madje lekët, që do shpenzonte për cigaret, i ruan në një qyp balte./d.r-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.