Almeda Abazi është e martuar me aktorin turk Tolgahan Sayisman dhe profesioni i tij nuk është problem për modelen shqiptare. Dritare.net informon se bashkëshorti i saj ka nisur një projekt të ri dhe këtë e ka treguar vetë aktori i njohur me një postim në instagram. Por Almeda ka dashur që t’i bëjë për të qeshur fansat e saj dhe të bashkëshortit në lidhje me projektin e ri. Në një postim në instastory ajo ka shpërndarë fotgrafinë që është marrë nga seriali dhe e ka shoqëruar me disa vizatime. Modelja e njohur gjithashtu e ka shoqëruar me fjalët :”Kur më pyesin për pyesin se cila është historia e serialit të ri të Tolghahanit”./M.S-Dritare.net