Ja arsyeja pse Xhensila dhe Besi mohuan shtatzëninë!
E Diel 29 Prill 2018, 13:01
Dritare.net
Fillimisht dyshuam se e gjithë zhurma mund të ishte një strategji për të fituar vëmendjen e mediave, por siç ka treguar Besi i ftuar tek “Një kat më lart” në INtv, zgjedhja për të heshtu erdhi si pasojë e komplikacioneve që Xhensila ka patur 3-4 muajt e parë të shtatzënisë, si pjesa më e madhe e grave.
“E mohuam se ka disa gjëra që mbahen për vete, nuk mund të dilnim që ditën e parë të thonim është shtatzënë. Plus dihet, 3,4 muajt e parë janë të sikletshëm për femrën.”
Më fanatike nga të dy për ta ruajtur lajmin sa më privat ishte Xhensila dhe me gjasë momenti i publikimit do të ketë qenë sërish vendim i saj./anabel.al/