Ja arsyeja pse Kate Middleton doli nga spitali, shtatë orë pas lindjes!
Dritare.net
Por pse Kate bën një dalje të tillë kaq të shpejtë nga spitali? Mund të duket e pazakontë për ne pasi jemi mësuar që nënat qëndrojnë dy ditë në spital, por në U.K. nuk është shumë e pazakontë. Pasi në U.K maksimumi që mund të rrinë sidomos nënat e reja është një ditë.
Drejtoresha në Kolegjin Mbretëror të Mamive Louise Silverton, ka thënë: “Koha që nënat qëndrojnë në spital është në varësi të situatës që ato janë, domethënë ato që dalin më herët pothuajse 6 orë pas lindjes kanë kujdesin maksimal në shtëpinë e tyre”.
Një arsye tjetër për daljen e shpejtë të Kate, e cila është krejtësisht unike për të, është furija e dukshme që prania e saj shkakton në spital. Kate, natyrisht, nuk është e vetmja nënë që lind në Lindo Wing, aktiviteti dhe zhurma do të ishin të mëdha për këdo./D.M-Dritare.net