Ja amaneti i Berishës, për Lulzim Bashën, pas kongresit!

Pas ndryshimeve në statutin e PD u pa qartë që Berisha i dha përkrahjen e tij Bashës, i cili e shfaqi haptas mirënjohjen. Gjithë hamendësimet e mëparshme rezultuan të pavërteta, por megjithatë ka pasur një bisedë mes të dyve në zyrën e Berishës, pasi ai iku nga salla e kongresit.
Pas fjalëve të përshëndetjes, këto janë fjalët që i ka thënë ai beniaminit të tij.
Luli, më së fundi mund të uroj që ta gëzosh partinë. Gjithë këto vite kanë qenë vite rritjeje për ty. Kjo nuk do të thotë që nuk ke punë akoma përpara për të bërë. Gjithsesi do të ve në pah disa difekte të cilat duhet t’i riparosh në të ardhmen.
Së pari këtë punën e demokracisë mos e merr seriozisht. Kundërshtarëve shtypi kokën që kur të kujtojnë emrin tënd, tu dridhet mishi. E ke edhe në veprën e pesëmbëdhjetë të Enver Hoxhës, kur flet për konferencën e Tiranës së vitit 1956. Nëse nuk e ke si libër, ta jap unë se kam dy kopje.
E mira është që të hanë edhe ndonjë dru, se ai nga xheneti ka dalë, por këtë sipas mundësive. Kanë ndryshuar kohët.
Së dyti, anëtarët e asamblesë zgjidhi besnikë të tutë. Mos shiko të jenë të aftë. Ç’e gjeti Enver Hoxhën dhe Edi Ramën që i kanë të gjithë pa gojë? Po mua, që më pa perëndia mandatin e fundit, se asnjëri nuk e hapte gojën?
Së treti, hap sytë me Ramën. Ti mbase i ke bërë paktet që ta lëshojë ai pas tetë vjetëve, por duhet me marr masa Luli. Dhe këta që ke pas vetes e mira është mos të kenë gojë, por dorë duhet të kënë njëçikë.
Tani e fundit fare: unë po plakem. Në zgjedhjet e ardhshme do të jem 77. Këto tre vjet që kanë mbetur mos më zhgënje. Jeta ma solli që t’i bëja të 99-tat, se me shqiptarët nuk ja del dot as shejtani. Ty nuk të zgjodha se je më i zoti, por se je ai që unë do të doja unë të isha: i shkolluar, i butë dhe pa hasëm. Jeta nuk e deshi. Por mos e lejo veten të të tallin. Sepse shqiptarët kanë qejf më shumë të të druajnë, se të të duan.
Kaq kisha. Për të tjerat do flasim prapë./dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.