Ja 9 ushqimet, që mbretëresha Elizabet nuk i ha kurrë!

Mbretëroret, nuk i hanë të gjitha ushqime. Disa ua dikton protokolli dhe disa të tjera nuk i preferojnë vetë. Dritare.net ka sjellë për ju, ushqimet, të cilat mbretëresha Elizabet e II nuk i ka ngrënë kurrë dhe nuk i ha ende.

  • Makaronat

Kur ajo ha drekë, nuk ha makarona si shumica e njerëzve. Madhëria e saj preferon një sallatë, ose peshk të pjekur në skarë, ose pulë me perime.

  • Patatet

Përveç makaronave, mbretëresha nuk ha as patatet, për shkak të përbërjes së tyre të niseshtesë.

  • Biftekun

Mendoni se të ngrënit biftek ju bën më të pasur? Epo e keni gabim. Mbretëresha nuk e ha edhe nuk e ka ngrënë kurrë biftekun.

  • Vezët e bardha

Mbretëresha Elizabet nuk e i ha vezët e bardha, ajo preferon ato kafe, informon dritare.net

 

  • Hudhra dhe qepë

Ok! Ne e dimë që hudhra dhe qepa kanë erë të keqe, por ama janë edhe të rëndësishme për shëndetin. Epo ja që Mbretëresha Elizabet nuk mendon si ne. Aq shumë takime ka mbretëresha, sa nuk do që t’i vijë aromë e keqe nga goja,  nga qepa edhe hudhra, prandaj edhe nuk i ha, informon dritare.net

  • Korën e bukës
LEXO DHE :  Foto/ Shihni sa është rritur djali i Adelina Ismailit!

Përpara se të hajë mëngjes apo drekë, mbretëresha Elizabet heq koren e fortë të bukës. Kur ha sandviçë, mbretëresha preferon që koret e forta të bukës të hiqen.

  • Frutat jashtë sezonit

Çdo frut, apo perim, mbretëresha Elizabet e II nuk i ha, kur nuk janë të stinës. Ato fruta ose perime që nuk janë bio, ajo nuk do t’i prekë kurrë me dorë.

  • Një banane të plotë

Një anëtar i familjes mbretërore, nuk do të hante kurrë një banane të tërë.

Mbretëresha Elizabeta II nuk i përdor duart për ta zhveshur nga lëkura. Në vend të kësaj, ajo përdor një pirun dhe thikë për të prerë pjesën e sipërme dhe të poshtme të banane.

  • Çaj të ëmbël

Ashtu si çdo mbretëresha tjetër, Elizabeta II e preferon shumë çajin, vetëm, se e pi atë pa sheqer./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.