Ja 6 gabime që nuk duhet t’i bëni në palestër!
Dritare.net
1. Shpenzimi i kohës duke mësuar
Duke shkuar në palestër me mendimin se çdo gjë funksionon lehtë nuk mjafton. Trajnohuni me një instruktor nëse nuk jeni të sigurt për teknikën tuaj dhe përdorni një program ushtrues që përshtatet me qëllimet tuaja, informon dritare.net. Shpesh, kur gjërat i bëjmë vetë në palestër do të thotë se qëllimet janë jorealiste sepse mungon një pikë referimi.
2. Të shkosh në palestër i papërgatitur
“Jo i përgatitur, përgatitu të dështosh”. Të shkosh në palestër i papërgatitur dhe bërja e disa ushtrimeve nuk mjafton. Planifikimi i ushtrimeve dhe përqendrimi i plotë i energjisë tuaj në dhënien e gjithçkaje që keni ndihmon shumë në maksimizimin e punës tuaj dhe arritjes së objektivave.
3.Teknikat e dobëta
Përpara se të filloni palestrën duhet ta keni kuptuar mirë teknikën që ju do përdorni. Nëse nuk jeni të sigurt ndaloni ushtrimet dhe kërkoni ndihmë nga instruktorët. Ata janë në palestër për t’ju ndihmuar që të jeni të sigurte në atë çfarë bëni. Përdorimi i teknikave të dobëta mund të pengojë progresin tuaj.
4. Kopjimi i rutinave që shihni në internet
Kopjimi i rutinave në internet përdoret nga shumë njerëz. Media sociale, shpesh mund të rezultojnë në teknika të pasigurta dhe nëse individët i praktikojnë në mënyrë jo korrekte mund të lëndohen, informon dritare.net.
5. Zvarritjet
Gjatë kohës që ju jeni në ambientet e palestrës, orët e planifikuara për stërvitje duhet t’i shpenzoni duke u ushtruar. Ndodh që gjatë palestrës ju uleni, bisedoni midis seteve. Ky është një gabim sepse pushimi mes seteve ushtruese është jo më shumë se 45-60 sekonda.
6. Mungesa e kohës së rikuperimit
Disa njerëz trajnohen shumë duke u përqendruar në një ushtrim duke mos lejuar kohë të mjaftueshme për rimëkëmbje. Kjo teknikë pengon përparimin dhe në rastet më të këqija, shkakton plagosje. Grupet e muskujve duhet të trajnohen një herë ose dy herë në javë./E.B-dritare.net