Ja 5 mënyra praktike, si të largoni mizat nga shtëpia juaj!

Tani në verë, shtëpitë tona ‘pushohen’ nga mizat dhe mushkonjat.  Të gjithë e dimë se, parandalimi është më i mirë se kurimi. Nëse nuk doni që në shtëpinë tuaj të fluturojnë miza apo mushkonja, ju duhet patjetër ta lexoni artikullin tonë.

Dritare.net ka sjellë për ju 5 mënyra të thjeshta si t’i largoni mushkonjat nga shtëpia. Të pesta mënyrat janë shumë të thjeshta. Gjithçka që ju duhet është:

 

  • Uthulla e mollës

Kam një problem? Uthulla e mollës ndoshta do të jetë zgjidhja që ju kërkoni në shumë raste. Është kaq e dobishme për kaq shumë gjëra të ndryshme! Por a e dini se, mund ta përdorni edhe uthullën e mollës për të kapur mizat? Mbushni një gotë përgjysmë me uthull dhe e mbuloni me një qese kuzhine.

Pardoni një kruese dhëmbësh për ta shpuar qesen dhe çojeni vazon në një vend ku ka shumë miza.  Mizat nuk do t’i rezistojnë erës së uthullës dhe do të afrohen, informon dritare.net

 

  • Përdorni uthullën dhe sapun lëng

Ju nuk e keni përdorur ndonjëherë këtë mënyrë. Dritare.net ju sugjeron të merrni një kavanoz, shtoni disa pika lëng sapuni, shtoni uthullën dhe e mbuloni me qeskë  kuzhinë përsëri.

Sapuni do të zvogëlojë tensionin sipërfaqësor të uthullës, që do të thotë që mizat do të fundosen dhe mbyten.

  • Një letër dhe një copë fruti
LEXO DHE :  Babale 2/  Ardi Veliu një orë dëshmi te Krimet e Rënda

Vendosni pak fruta në një kavanoz dhe vendosni një copë letre në formën e një kon si në foton më sipër, sugjeron dritare.net  Vendosni pjesën më të ngushtë të konit të letrës në gotë. Mizat do të jenë në gjendje të fluturojnë poshtë në gotës, por ato nuk do të jenë në gjendje të dalin përsëri.

 

  • Qumësht, sheqer dhe piper

Dritare.net ju sugjeron të vendosni 450 mililitra qumësht, 110 gram sheqer dhe 50 gram piper në një tigan dhe lëreni në sobë në nxehtësi të ulët për 10 minuta. Lëreni përzierjen për të qetësuar pak dhe pastaj derdhni në një tas. Mizat  nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë përzierjes dhe do të hyjnë në tas, ku edhe do të ngordhin.

 

  • Përdorni verën e kuqe

Mizat mund t’i largoni, jo vetëm me uthull, por edhe me verë të kuqe.  Ato e adhurojnë erën e verës.

Lini pak verë në shishen tuaj. Për shkak se, shishja ka një grykë të ngushtë, mizat do të jenë në gjendje të hyjnë, por nuk do të jenë në gjendje të dalin përsëri./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.