Ja 20 mënyra për të organizuar kuzhinën!

Ne të dritare.net kemi mbledhur për ju disa mënyra të lehta për të përgatitur ushqimin, për të pastruar dhe organizuar kuzhinën. Disa nga ato ju kurrë nuk i keni parë.

Mënyrat e ushqimit

1. Si të largojmë farat nga frutat dhe perimet

Për të larguar farat nga perimet, ne të dritare.net ju sugjerojmë një mënyrë shumë efektive.
Merrni një lugë dhe vendoseni te pjesa e farave dhe lehtësisht tërhiqeni dhe në këtë mënyrë farat do të largohen.

2. Si të hiqni yndyrën e tepërt nga ushqimi!

Nëse keni gatuar një gjellë edhe ajo rezulton të jetë e mbushur me shumë yndyrë, merrni disa kuba akulli dhe një pecetë. Vendoseni akullin në pecetë dhe me majën e saj fshini yndyrën në gjellë. Akulli do të veprojë si një magnet dhe do të pastrojë gjithë yndyrën nga ushqimi.

3. Si të pastroni mandarinat, limonët nga lëvozhga e tyre!

Ju hahet një mandarinë ose një portokall dhe keni bezdi ta qëroni pasi është shume e fortë dhe e vështirë!
Lëkura e trashë e portokallit ju dëmton thonjtë, atëherë dritare.net ju sugjeron t’i vendosni për disa sekonda në mikrovalë dhe ato do të qërohen shumë më lehtë.

4. Si të pastroni më shpejt vezët e ziera!


Shtoni sodë ose uthull në ujin e vezëve që vlojnë. Këto substanca do të hyjnë brenda lëvozhgës së vezës, duke bërë që ato të pastrohen me lehtë.

5. Si ta shtrydhni deri në pikën e fundit lëngun e frutave!

Doni të pini lëng frutash? E shtrydhni dhe shumë lëng mbetët përsëri aty, ja çfarë duhet të bëni!
Vendoseni frutin në frigorifer për disa minuta, pastaj vendoseni në mikrovalë për disa sekonda dhe kur ta shtrydhni brenda limonit ose portokalli nuk do ngelët asnjë pikë lëngu.

6. Si të keni më shumë djathë pa bërë rrëmujë me renden!

Merreni copën e djathit që ju duhet dhe vendoseni brenda në frigorifer për gjysmë orë. Në këtë mënyrë djathi forcohet dhe është shumë më i lehtë për t’u grirë në rende.

7. Si t’i qëroni qepët pa qarë!

Edhe në këtë rast do t’ju ndihmojë frigoriferi. Përpara se ta qëroni qepën vendoseni në frigorifer. Kujdes qepën mund ta vendosni në frigorifer vetëm në rast se do ta përdorni për gjellë, por jo për sallatë.

8. Mënyra më e zgjuar për të zier makaronat!


Ju doni të zini makarona, por e keni bezdi t’i rrini në kokë pasi mund të derdhen. Dritare.net ju sugjeron që të merrni një lugë dhe ta vendosni sipër tenxheres dhe në këtë mënyrë ju nuk keni pse t’i rrini në kokë.

9. Ja si ta piqni një pulë të tërë!

Kur ju doni të piqni një pulë po nuk dini se në ç’anë ta vendosni që të piqet e gjitha, ne të dritare.net kemi një sugjerim për ju.
Vendoseni pulën me gjoks në tepsi, pasi kjo është pjesa që përmban më shumë mish dhe burimi i nxehtësisë është më i afërt e në këtë mënyrë do të gatuhet shumë shpejt.

10. Si të bëni kek të vegjël më forma!


Nëse ju nuk keni modele ose forma të veçanta për të bërë kek, ne ju sugjerojmë që të merrni një letër kuzhinë dhe e vendosni. Kjo metodë përdorët pothuajse nga të gjithë në kuzhinë në mungesë të formave.

11. Ja mënyra e duhur për të ngrohur ushqime të pjekura!

LEXO DHE :  Vetingu alla PD, një kolonë e pestë për reformën në drejtësi


Kur ngrohni pica ose ushqime të tjera në mikrovalë, vendosni një gotë ujë së bashku me të. Lagështia ose avulli i ujit do të bëjë që pica ose lloji tjetër i ushqimit të mos thahet.

12. Si t’i skuqim vezët në mënyrën e duhur!

Vendosini vezët në një tigan gati për skuqje. Në vend të vajit vegjetal hidhni pak ujë dhe pastaj vendosni tiganin në zjarr për skuqje. Si përfundim do të keni një vezë të skuqur mirë dhe të lëngshme.

Disa mënyra për të pasur sa më shumë hapësirë në kuzhinë!

1. Si të vazhdojmë të gatuajmë bimë kuzhine ose erëza!

Nëse doni t’i përdorni bimët e kuzhinës për më vonë pa u vyshkur, në ju sugjerojmë që t’i vendosni në tase të vogla për ngrirje dhe t’i ngrini me pak ujë ose vaj ulliri. I vendosni në frigorifer për ngrirje dhe në këtë mënyrë do t’i keni të freskëta ku t’i përdorni më vonë.

2. Mënyra e duhur për të ruajtur arrat e thërrmuara!

Merrni arrat e qëruara, i vendosni në një tas dhe më pas i vendosni në frigorifer për ngrirje. Arrat duhet të jenë të papërpunuara dhe mbajta e tyre në frigorifer bën që ato mos hidhërohen dje mund t’i përdorni ose konsumoni edhe më vonë.

Disa mënyra për pastrimin e kuzhinës

1. Ja mënyra e duhur për të pastruar tiganin tuaj!

Për të larë një tigan që e keni përdorur për të gatuar një ushqim, dritare.net ju sugjeron të mos përdorni detergjente, por ka një mënyrë tjetër për ta pastruar.
Merrni pak kripë dhe vendoseni në zonën e palarë, lëreni për pak minuta dhe më pas fshijeni me sfungjer dhe tigani juaj do të jetë i pastër. Kjo metodë do të ruajë edhe duart tuaja nga aromat e pakëndshme.

2. Si të mbroni duart tuaja nga aromat e pakëndshme!

Për të pastruar duart tuaja nga era e hudhrës ose e qepës, dritare.net ju sugjeron të përdorni kripë ose limon. Thjesht fshijini duart tuaja me to dhe nuk do t’ju mbajnë më erë.

3. Si t’u kthehet shkëlqimi enëve tuaja përsëri!

Për të kthyer shkëlqimin në enët tuaja, ne ju sugjerojmë të përdorni një përzierje të ujit me uthullën. Në këtë mënyrë do të keni tenxhere dhe tiganë më të pastër dhe plot shkëlqim.

4. Si të ripërdorni lugët e drurit!

Me kalimin e kohës, lugët e drurit, e humbasin pamjen e bukur dhe duket sikur e vetmja gjë që mund të bëni është t’i hidhni ato. Por jo dritare.net ka një zgjidhje dhe për këtë problem. Vendosini lugët tuaja në ujë dhe pastaj i nxirrni në diell. Më pas do të keni sërish një pamje të bukur të lugëve.

5. Mënyra e duhur për të pastruar dërrasat e kuzhinës!

Për të hequr mbetjet e ushqimit nga dërrasa prej druri, e pastroni atë me kripë kokërr për 15-20 minuta. Pastaj e fshini përsëri me limon dhe në këtë mënyrë dërrma juaj do të pastrohet.

6. Si t’i mbani recetat tuaja të pastra!

Kur ne gatuajmë, shpesh përdorim një libër recetash. Mund të jetë paksa e vështirë ta vendosësh librin e punës në tavolinën e kuzhinës, pasi mund të bëhet pis. Për ta mbajtur pastër librin dhe të hapur njëkohësisht, dritare.net ju sugjeron ta vendosni atë mbi vendin ku do punoni dhe libri juaj do të jetë i sigurt. /Përshtati:Kadrije Çako/Dritare.net

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.