Ja 10 ushqyesit për një lëkurë të shëndetshme!

Të gjithë e dimë që kujdesi për lëkurën e fytyrës është një pjesë shumë e rëndësishme e jona në ballafaqimin me të tjerët. Një lëkurë e shëndetshme garanton një pamje të bukur dhe estetike.

Vitamina A

Vitamina A ndihmon në mirëmbajtjen e pamjes së mirë të lëkurës si dhe largon helmet e dëmshme që përmban lëkura. Gjithashtu vitamina A është shumë e mirë për njerëzit që kanë lëkurë të thatë. Ajo mund të gjendet në qepë, bizele, kajsi, spinaq, lakër, karotë, kungull, kumbulla dhe në pataten e ëmbël.

Vitamina C

Vitamina C është shumë e mirë për lëkurën si në sipërfaqe, ashtu dhe brenda saj. Përmban antioksidant për të mbrojtur lëkurën tuaj nga radikalet e lira duke inkurajuar prodhimin e kolagjenit. Vitamina C gjendet në fruta agrume, si speci i kuq , lakra e Brukselit, boronica , manaferra, kivi, portokalli, limoni, brokoli dhe në patate.

Vitamina E

Kjo vitaminë është e njohur për të luftuar efektet e dëmshme të ekspozimit UV dhe për të siguruar mbrojtje superior antioksidante. Ekspertët tregojnë se përdorimi i 400 mg i vitaminës E në ditë sjell përmirësim në fytyrat e dëmtuara dhe të rrudhosura. Gjendet pothuajse tek të gjitha frutat dhe perimet.
Vitamina K
Vitamina K është e cilësuar si një përbërës, i cili ndihmon efektivisht në eleminimin e rrathëve të syrit. Ushqimet ku gjendet kjo vitaminë janë, qepët e njoma, kumbullat e thata, brokoli, lakra, kastraveci, shparagu , piperi i kuq, etj

LEXO DHE :  10 arsye pse avokadoja duhet të jetë pjesë e regjimit tuaj ushqimor

Lukopene

Lukopene është një antioksidant. Një dietë e pasur me lukopene i jep lëkurës tuaj mbrojtje ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Lukopenet mund të gjenden në shalqi, portokall të kuq, domate dhe papajë.

Astaxanthin

Astaxanthin është përbërës ngjyrë rozë që gjendet te karkalecat, salmon, karavidhe, krill etj. Përdorimi i një kohe të gjatë këtyre produkteve ujore ndikon dukshëm në shkëlqimin e lëkurës , duke reduktuar lëkurën e thatë, rrudhat dhe pikat e moshës.

Omega 3

Omega 3 janë të lidhura me inflamacion të reduktuar, dhe njihen si shumë efektivë në shkëlqimin e çehres . Omega 3 gjendet në ushqime të tilla si peshku yndyror (salmoni), arrat dhe fara liri, bajame , lajthi etj.

Acidi Alfa Lipoik

Është një antioksidant i fuqishëm , pasi është një nga dy ushqyesit e tretshëm në ujë dhe yndyr. Ky acid mbron lëkurën tuaj në brendësi dhe sipërfaqe nga dëmtimi i radikaleve të lira. Gjendet në brokoli, mëlçi, patate, spinaq etj.

Acidi Hyaluronik

Acidi Hyaluronik shquhet për hidratimin e lëkurës. Vepron në mënyrë efektive , duke i mbajtur qelizat e ndara. Acidin Hyaluronik e përmbajnë ushqime si peshku, veza, qumështi, kosi dhe fasulja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.