Ja 10 njerëzit më të paguar, që bënë miliona vetëm me video në YouTube!
Dritare.net
Llogaritjet e mëposhtme janë për 2017-n nga Forbes, para taksave.
Këta janë 10 më të paguarit e 2017-s.
10.Lilly Singh – $10.5 milion
Lilly bën skeçe humoristike, video muzikore dhe gjëra të ngjashme në kanalin e saj me 12.7 ndjekës.
9. Ryan ToysReview – $11 milion
Ky gjashtë vjeçar në foto hap paketime lodrash dhe jep komentet dhe përshtypjet e tij për ndjekësit. Ka mbi 10 milion ndjekës.
8. Smosh – $11 milion
Dyshja Ian Hecox dhe Anthony Padilla është ndër sensacionet e para në YouTube. Videot e tyre janë parodi të jetës moderne.
7. Jake Paul – $11.5 milion
Jake e nisi në aplikacionin Vine, me video 6-sekondëshe dhe tani bën vlogs (video blogs), video muzikore dhe komedi për 12 milion ndjekësit e tij.
6. Felix Kjellberg (PewDiePie) – $12 milion
Felix zakonisht luan lojëra, xhiron veten teksa luan dhe videon e poston në YouTube. Komentator me pak fjalë. 58 milion ndjekës.
5. Mark Fischbach (Markiplier) – $12.5 milion
Mark bën të njëjtën gjë si Felix më lart. Shumë energjik dhe shumë ambicioz për t’iu futur aktrimit dhe muzikës. Ka 18 milion ndjekës.
4. Logan Paul – $12.5 milion
Vëllai i Jake më lart, poston vlogs dhe video komedi. Nga YouTube, ai dhe i vëllai arritën të zgjidheshin si aktorë në disa seriale televizive të Disney. 14 milion ndjekës.
3. Dude Perfect – $14 milion
Binjakët Cory dhe Coby Cotton, dhe tre shokë tyret, luajnë sporte dhe bëjnë shaka me stereotipet e industrisë.
2. Evan Fong (VanossGaming) – $15.5 milion
Evan është 25 vjeç dhe poston video të vetes që luan videolojëra. Komentator si disa në këtë listë, por i veçantë në mënyrën si editon.
1.Daniel Middleton (DanTDM) – $16.5 milion
26-vjeçari Middleton është i fokusuar tek loja Minecraft. Ai poston një video në ditë dhe gjatë një turi këtë vit, shiti gjithë biletat e Sydney Opera House për katër netë rresht./ I.M/ Anabel.al