Ja 10 këshilla, të cilat duhet t'i dijë çdo grua e fortë!
Dritare.net
#1: Mos u ndalni për të menduar atë që njerëzit e tjerë mendojnë për ju.
Nëse ju bëni kështu, atëherë jetën e kujt jeni duke jetuar me të vërtetë? Jetën e të tjerëve apo jetën tuaj? Ju duhet të jeni gjykatësi i karakterit, suksesit dhe lumturisë suaj, dhe nëse gjykoni se ndonjë nga këto gjëra mungon, ju duhet të bëni plane dhe të ndërmerrni veprime të menjëhershme për të ndryshuar gjërat, sipas Dritare.net.
#2: Mos u shqetësoni për të qenë 100% të saktë në çdo moment të jetës suaj.
Bërja e gabimeve është shpesh mënyra më e mirë për të mësuar gjëra të reja dhe për të mësuar se si t'i bëjmë gjërat më mirë, informon Dritare.net. Askush nuk di gjithçka, dhe nuk ka absolutisht asnjë turp në mosnjohjen e problemeve të panumërta apo aspekteve të rëndësishme të jetës.
#3: Mos u shqetësoni për të jetuar sipas steriotipeve më të fundit, të krijuar nga shoqëria.
Është e rëndësishme të qëndroni të shëndetshëm dhe të hani shumë mirë- por nuk është e rëndësishme të përpiqeni të kopjoni modele ose supermodele për t'u bërë përshtypje personave të tjerë ose shoqërisë në përgjithësi.
#4: Mos u shqetësoni për t'iu përmbajtur trendeve më të fundit të modës.
Ndihuni të lirshëm të vishni një palë bikini pa marrë parasysh nëse trupi juaj përshtatet me atë që mendon shoqëria. Vishni veshje me vija nëse dëshironi, ose vishni ngjyra të forta nëse dëshironi po ashtu. Më konkretisht, vishni çfarëdo që dëshironi të vishni, kënaquni me të dhe kënaqeni veten me atë veshje, sipas Dritare.net.
#5: Mos kini frikë të jeni të vetmuar ose vetëm.
Nëse mund të arrish të tejkalosh këtë frikë të zakonshme, atëherë ti je e aftë të tejkalosh çdo sfidë, që të del përpara.
#6: Ji vetvetja brenda rrethit ku je.
Në shumë raste, ti do të përfshihesh brenda grupit, për të drejtuar dhe për të marrë përgjegjësi. Bëni çfarëdo që dëshironi, në mënyrë që të përmirësoni përvojën dhe veten tuaj, informon Dritare.net.
#7: Mos u shqetësoni për t'u përshtatur me turmën.
Përpiquni që të jeni të sinqertë, të jeni pozitivë dhe të jeni produktiv, si dhe të përshtateni në çfarëdo vendi ku ndodheni në botë, ku të gjitha këto tipare të karakterit të njeriut vlerësohen gjithmonë.
#8: Mos u shqetësoni për popullaritetin e mediave sociale.
Mediat sociale nuk reflektojnë saktësisht juve ose atë për të cilën njerëzit ju çmojnë vërtet.
#9: Mos u kushtoni vëmendje thashethemeve.
Jini të qetë kundrejt thashëthemeve, sepse zakonisht ato që thuhen nuk janë as afër 10% të vërtetës, sipas Dritare.net.
#10: Mos u shqetësoni për të veshur taka (etj.)
Gjithmonë përpiqu të bësh atë që ti dëshiron vërtet. Nuk duhet të ndiheni të detyruar të jetoni me stereotipet apo idealet e një shoqërie apo njeriu tjetër, informon Dritare.net.
#11: Mos u frikësoni kur jeta ju bëhet jashtëzakonisht e vështirë ose ju duket e pamundur.
"Më pëlqen të shkoj atje duke u dukur si një grua e fortë, sepse jam e fortë. Por unë jam gjithashtu një grua, që kalon nëpër të gjitha llojet e problemeve dhe sërish gjen forcën për t’u ngritur” (Katy Perry)
#12: Gjyko veten tënde, pikërisht për t’u përmirësuar më tepër.
"Unë jam një grua e fortë me ose pa këtë person, me ose pa këtë punë dhe me ose pa këto pantallona të ngushta.” (Mbretëresha Latifah)
#13: Ndonjëherë duhet të jesh pak i butë, për të qenë më i fortë.
"Thelbi i punës sime, dhe i kësaj që jam, është ana e butë e një gruaje të fortë, e cila njëkohësisht luan disa role.” (Dee Wallace)
#14: Kthehuni në të kaluarën - dhe kuptoni më shumë përmes keqinterpretimeve dhe gjysmë të vërtetave në jetë.
"Hollivudi zakonisht nuk ka një grua të fortë si në filma, dhe është budallallëk, kështu që për pjesën më të madhe, ato zakonisht drejtohen dhe shkruhen nga burrat” (Ryan Gosling)
#15: Besojeni se forca juaj është një aset i madh, jo një pengesë e vogël.
"Unë jam një prej atyre djemve, që beson se meshkujt kanë nevojë për një grua të fortë në jetën e tyre." (Pierce Brosnan)./Përshtati:Donatela Guri-Dritare.net