Ja 10 gjëra që duhet t’i mbani në frigorifer! Nuk janë ushqimet
Dritare.net
Frigorifer ynë është një pajisje, pa të cilën ne me të vërtetë nuk mund të bëjmë asgjë. Dritare.net sjell për ju 10 gjëra që duhet t’i fusni në frigorifer, përveç ushqimeve.
- Rrobat me çamçakëz
Uups! A keni qenë pak si shumë entuziast duke bërë tullumbace, apo jeni ulur aksidentalisht mbi një copë çamçakëz?
Mos bëni panik! Vendosini ato në frigorifer dhe çamçakëzi do të largohet shumë shpejt.
- Xhinset
Mos ndoshta xhinset tuaja po humbasin formën ngaqë i lani shpesh. Ato zgjerohen shumë, apo më keq, iu del boja. Epo ju duhet t’i fusni ato menjëherë në frigorifer. Pas kësaj xhinset tuaja nuk do të humbasin as formën dhe as ngjyrën.
- Jastëkun
Po jastëku, ç’do në frigorifer?
A e dini ju se, duhet ta lani çdo ditë jastëkun. Epo me siguri që jo.
Për shumicën nga ju është thjeshtë një humbje kohe, dhe uji. Nëse keni dyshime, për pastërtinë e jastëkut, futeni në frigorifer për ca ore dhe do të jetë i pastër dh pa baktere, informon dritare.net
- Qirinjtë
Vendosni qirinjtë e sapo blerë në frigorifer për një natë. Ata do të bëhen më të fortë dhe kjo do t'i pengojë ata të shkrihen aq shumë dhe dylli do të digjet me avash.
- Lulet
A keni frikë se lule tuaja do të thahen, apo vyshken. Epo dritare.net ju sugjeron t’i vendosni ato në frigorifer. Por jo në ngrirje ama.
- Zarfet
Ju pëlqen shumë të dërgoni letra apo jo? Doni të hapni zarfin? Epo futeni në frigorifer dhe i ftohti do të bëjë që ngjitësi të hiqet lehtësisht, pa pasur nevojë ta grisni.
- Manikyrin
A e dini ju, që mund ta mbani manikyrin tuaj në frigorifer? Epo jo! Ju mund ta fusni atë aty dhe i ftohti do të bëjë që ngjyra juaj të qëndrojë më shumë te gishtat tuaj.
- Penelin
Nëse ju e futni në frigorifer peneli tuaj të syve, ai do të punojë më mirë dhe ngjyra do të qëndrojë ë shumë,Informon dritare.net
- Kremi i syve
Futeni kremin e syve në frigorifer, për të freskuar sytë tuaj në mëngjes. Kremi do të rezistojë më gjatë dhe bakteret nuk do të mbijetojnë në lëkurën tuaj.
- Locionet e diellit
Locionet që blini në dyqan duhet t’i futni patjetër në frigorifer. Kur shkoni në plazh, efekti ftohës i locionit, pas nxirjes nga dielli do t’i bëjë mirë lëkurës suaj dhe do t‘ju largojë bakteret./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net