Ja ҫfarë filmash pëlqen Edi Rama!

Mania e serialeve ka kapur sigurisht edhe kryeministrin Edi Rama.

Ai është i apasionuar pas lmit dhe tregon se lmat dhe serialet amerikane janë arsyeja pse shpesh rri pa gjumë deri në 2 të natës. “Një gjë që e bëj me shumë qejf është që të rri në shtëpi dhe të shikoj filma. Jam shumë i dhënë pas kinemasë dhe në fund të ditës sime gjithmonë ka një film deri në 2 të natës. Domethënë, pasi kam mbaruar gjithë detyrat e tjera do e shoh një gjysmë filmi, një çerek filmi, një film të plotë, varet, por gjithmonë kinemaja është një pasion.”, shprehet ai në intervistën e fundit për gazetaren Mira Kazhani. Para pak kohësh u përhap fjala se një prej serialeve më të suksesshme në botë, “House of Cards” (Shtëpi letrash) e ksoi aq keq kryeministrin, sa këmbënguli që ta shikonin gjithë ministrat. Ndonëse thotë se kjo nuk është e vërtetë, edhe Rama, ashtu si shumë fansa Netix-i në Shqipëri që sa vijnë e shtohen, e pëlqen shumë serialin me protagonist Kevin Spacey-n.

LEXO DHE :  Sherr në komisionin e ekonomisë, Noka: Do thyeni qafën pas përgjimit tjetër

“Nuk e kam dhënë [ministrave] këtë këshillë, megjithëse lmi është i bukur dhe aktori është i paparë, është fantastik Kevin Spacey. Tani ka lluar sezoni i 5-të, por nuk e kam prekur akoma.” Megjithatë, ka ndërmend ta shikojë me çdo kusht sezonin e ri të serialit politik që u kthye në fenomen për shkak të personazhit kryesor, cinik dhe i paepur për pushtet. Megjithatë, seriali që duhet të shikojmë sipas Ramës është “Homeland”, një serial në gjininë thriller me spiunë, që ka nisur në 2011-ën dhe tani është në sezonin e gjashtë.

 

Lini një koment

Adresa juaj e-mail nuk do te publikohet.


*